FOTO/ Sherri që nuk u bë kurrë publik...Çfarë ndodhi mes Luana Vjollcës dhe Roza Latit

Roza Lati ka treguar në Thumb detaje nga një sherr që ka pasur rreth dy vite më parë me Luana Vjollcën, teksa kjo e fundit e kishte ftuar në emisionin e saj.

Ky debat nuk u bë kurrë publik, por Roza nuk ka nguruar të tregojë se gjithçka nisi për Marilyn Monroe.
"Tani ti kur e fton personazhin të çmendur pas Marilyn Monroe, më veshin mua si Marilyn Monroe, marrin 5 modele si Marilyn Monroe dhe ti para se të ndizet kamera shan Marilyn Monroe, e shau, tha një llaf kështu...Më iku truri mua. Ia ktheva Luanës, siç unë di ta kthej. Mua më thanë edhe stafi që Luana nuk ta tha me të keq. I thashë 'Po ti shan atë? Për ça kam ardhur unë këtu?' Por kur e fton tjetrin për personazhin e t'ja shash, ça pret ti?", u shpreh Roza.
E pyetur nëse flet sot me Luanën, Roza tha se nuk kanë rastisur të përballen, por nëse ndodh do t'i buzëqeshë.