VIDEO/ Ulërima dhe kujë, familjarët luftë për të hapur makinën. Momentet e para pas shpërthimit në Fier

Një kasaphanë e vërtetë pas shpërthimit në Fier. Gra që kanë vënë kujën e bërtasin, njerëz që përpiqen të hapin dyert e makinës. Kjo është pamja e parë nga vendi i ngjarjes, pak minuta pas shpërthimit në Fier.

Një sasi eksplozivi është vendosur në një automjet tip ‘Benz’ me targa AA270IV në lagjen ‘29 Nëntori’ ku ka mbetur i plagosur rëndë shoferi që ndodhej brenda.

Drejtuesi i mjetit ishte në makinë kur shpërtheu eksplozivi dhe ka dalë i dëmtuar nga mjeti që është shkatërruar plotësisht.