VIDEO/ Burri kap ‘mat’ gruan me të dashurin në Vlorë, ja si justifikohet ajo

Një burrë nga Vlora ka kapur mat gruan e tij. Sipas gazetarit të “Aldo Morning Show”, gruaja ishte doktoreshë dhe në orarin e punësh shkonte shpesh në Llogara me të dashurin.

Gazetari tha se burrit i kishin shkuar në vesh fjalë lidhur me këtë gjë, por nuk e kishte besuar.

Një ditë ai ka shkuar në vendin ku i kishin thënë dhe ka gjetur aty gruan e tij bashkë me të dashurin.

“Gruaja është justifikuar se ai është vetëm kolegu i saj dhe i ka thënë se kanë dalë vetëm për t'u freskuar”, tha gazetari.