FOTO/ Dibranët në protestë kundër TVSH-së, kanë një mesazh për Ramën

Qindra biznesmenë, fermerë dhe blegtorë protestuan sot përpara Prefekturës së Dibrës. Ata i bënë thirrje Qeverisë të tërheqë vendimin për vendosjen e TVSH-s për biznesin e vogël.

Ata kërkojnë takse fikse vjetore për biznesin e vogël.

Fermerët kërkojnë dëmshpërblimin për prodhimet e dëmtuara dhe bletët e ngordhura nga kultivimi i bimëve narkotike.

Në Dibër bujqit prej 5 vitesh nuk përfitojnë subvencione, as në bujqësi, blegtori, pemtari, apo bletari.