Një mesazh për Ramën e Tahirin, ja VIDEO që poston Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video ironizuese lidhur me zhvillimet e fundit ku ish-ministri i Brendshëm i vënë nën akuzë dhe në hetim, shkoi ne Parlament.

“Një video e Norieges dhe superministrit të tij, që mbyllet dënjesisht per ta!”, shkruan ish-kryeministri Sali Berisha.

Ai ka postuar videomontazhin, me fragmente domethënëse nga dy filma shqiptare, ku janë montuar në vend te aktoreve kokat e Ramës, Tahirit dhe te kryeparlamentarit Ruçi.