FOTO/ Edhe pse non grata nga SHBA, ja cili është Ministri “i preferuar” me të cilin darkon Tom Doshi

Pas bërjes publik të vendimit të SHBA për ndalimin për të udhtëtuar në këtë vend për Doshin dhe familjen e tij ai me qetësi duket se po vijon aktivitetin e tij në kryeqytetin shqiptar. Edhe pse i bllokuan hyrjen për në SHBA, ai ruan ende raporte ‘të mira’ me qeverinë. Gjithë lajmet për hyrje e dalje duket se nuk kanë ndikuar shumë tek Doshi.   Për Doshin, shkruan Gazeta Shqiptare, pavarësisht ngjarjeve të fundit, miqësia nuk preket, qoftë kjo edhe me ngjyra kundërshtare partiake. Vetëm ditën e enjte deputeti Doshi është parë të darkojë në një nga lokalet e njohura të Tiranës nën shoqërinë e ministrit të tij të ‘preferuar’, Blendi Klosi.

Ata janë parë të dy të hynin në ambientet e lokalit moskokëçarës për të shijuar një darkë në shoqërinë e njëri-tjetrit. Paparaci ynë, shkruan GSH, ka arritur të kapë disa pamje ndërsa ecnin nëpër rrugët e Tiranës, ndërkohë që ishin duke iu drejtuar lokalit, Doshi i shoqëruar nga truprojat e tij, ndërsa para tij hyri ministri Klosi.