VIDEO/ ‘Hajde mor pimë kafe, jam nona’. Plas gallata edhe në Spanjë
Fitorja në frymën e fundit të Levante kundër Malaga është shoqëruar me gallata edhe në rrjetet sociale.
Tek skuadra spanjolle janë dy shqiptarët si Armando Sadiku dhe Enis Bardhi, të cilët i janë gëzuar fitores së skuadrës së tyre.
Të dy këta futbollistë u bënë shokë skuadre në merkaton e janarit, të cilët kanë një miqësi të fortë.
Sadiku ka publikuar një video gazmore në “InstaStory”, duke imituar një personazh komik që ka pushtuar kohët e fundit rrjetet sociale.
“Hajde mor pimë kafe. Jam nona, merru me mu t’i”, shprehet Bardhi, i cili ia plas të qeshurës.