Nëse Enrique bëhet trajner i Arsenal, sjell me vete edhe superyllin e Barçës

Luis Enrique është një prej kandidatëve kryesorë për postin e trajnerit të Arsenalit.

Arsene Wenger ka konfirmuar se do të largohet pas përfundimit të këtij sezoni.

Klubi londinez ka filluar kërkimin për pasardhësin e tij.

‘Daily Express’ shkruan se nëse Enrique do të emërohet si trajner i ri i Arsenalit, ai do ta kërkojë transferimin e Lionel Messit.

Enrique beson se mund ta bind Messin të largohet nga Barcelona për të provuar një aventurë në Premierligë.