Trafikanti shqiptar i drogës çan me makinë postbllokun e policisë greke

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar në fshatin Kallpaq të Janinës, pasi ishte në ndjekje nga policia greke.

Shqiptari ishte në kërkim për drogë dhe për të mos u arrestuar çau postbllokun e policisë dhe humbi kontrollin e mjetit duke përfunduar në anë të rrugës.

39-vjeçari po udhëtonte në makinë së bashku me një vajzë 22-vjeçare greke, të cilët u dërguan në spital për të marrë ndihmë mjekësore, por ndodhen jashtë rrezikut. Shqiptari ka qenë në kërkim pasi Gjykata ka lëshuar urdhër arresti ndaj tij si i përfshirë në trafik droge.

Të njëjtin veprim kishte bërë edhe më 1 nëntor, kur 39-vjeçari përplasi postbllokun e policisë dhe braktisi makinën duke u larguar me këmbë. Në automjet polici i gjeti 10.5 kg kanabis.