Derby italian për Santi Cazorlan

Santi Cazorla nuk është më i lumtur tek Arsenali, këtë gjë e konfirmon mos arritja e marrëveshjes për zgjatjen e kontratës me "Topçinjtë", e cila përfundon në qershorin e ardhshëm.

Sipas “Calciomercato”, Juventusi dhe Milani janë duke vëzhguar situatën, të dyja klubet po kërkojnë të përforcojnë mesfushën. Bisedimet me lojtarin 31-vjeçar mund të nisin që në janar pa qenë nevoja e marrjes leje nga Arsenali, pasi rregullat e UEFA-s ja lejojnë diçka të tilë.

Cazorla është transferuar tek Arsenali në vitin 2012 dhe në 125 ndeshje ka shënuar 25 gola.