Disiplina paralajmëron Luftëtarin për sjelljen e tifozëve, gati dënimi

Komisioni i Disiplinës pranë FSHF është mbledhur ditën e sotme për të dhënë vendimet e rradhës. Në këtë mbledhje u morën këto vendime si më poshtë:

I mbajtur sot me date 24 Nentor 2016, ne mbledhjen e Komisionit te Disiplines se FSHF-se per shqyrtimin e e problemeve disiplinore te konstatuara ne ndeshjet e kategorive te ndryshme te Kampionatit Kombetar te Futbollit dhe per shqyrtimin e kerkesave te paraqitura.?Komisioni pasi u njoh me relacionin e Sekretariatit Teknik, shqyrtoi dokumentacionin e paraqitur dhe diskutoi ceshtjet ne teresi duke u bazuar edhe ne nenet 76 dhe 77 te KDS.

VENDOSI:

1.K.F.Luftetari per sjellje te gabuar te spektatoreve, paralajmerohet se në rast përseritje të fenomeneve të kesaj natyre do të përshkallzohen masat disiplinore në bazë të KDS.

2.Trajneri i K.F.Besa Julian Ahmataj për protesta të vazhdueshme ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1/a), pezullohet për dy ndeshje nga aktiviteti.

3.Zyrtari i KF Turbina Amerildo Hoxha për ofendim të zyrtarëve të ndeshjes në bazë të Nenit 56/1/a), pezullohet për dy ndeshje nga aktiviteti.

4.Lojtari i “Luzi 2008”, Ehad Demalija, për provokim te publikut gjatë ndeshjes Egnatia – Luzi 2008, ne baze te Nenit 53 të KDS pezullohet nga aktivitetit per 2 (dy) ndeshje ne aplikim të Nenit 136 të KDS.

5.Lojtari i “Tirana B” Majkel Peci, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 48/1/e), dënohet me 5 (pesë ndeshje) pezullim nga aktiviteti.