Sezon të dështuar, United vendos çmim të pabesueshëm për shitjen e Pogbasë

Paul Pogba në fund të sezonit mund të largohet nga Manchester United.

140 milionë sterlina, ky është çmimi i Paul Pogbas për klubet që duan ta transferojnë mesfushorin francez.

Megjithëse nuk ka shkëlqyer por shumicë e rasteve ka dështuar, “Djajtë e Kuq” nuk e lëshojnë mesfushorin francez pa 140 milionë sterlina, shkruan tabloidi britanik “Daily Mail”, raporton SYRI.net.

Raportohet se Paris Saint Germaini është skuadra më e interesuar për shërbimet e ish mesfushorit të Juventusit, emri i të cilit për një kohë të gjatë lidhet edhe me Real Madridin.