VIDEO/ Gjyqi, Salianji publikon pamjet: 11 të vuajtur dhe qindra maskarenj që bëjnë moral me miliona

Deputeti i PD, Ervin Salianji, ka filmuar seancën gjyqësore që ka nisur ndaj 11 protetsuesve kuksianë në Gjykatën e Apelit në Shkodër.

"Çfarë krimi kanë bërë këta?!" ngre pyetjen deputeti në videon që e ka publikuar me shënimin:

"11 bij nënash të vuajtur që luftojnë për mbijetesë në burg, qindra maskarenj që shkatërrojnë Shqipërinë dhe qytetarët bëjnë moral me miliona euro në xhep dhe me jetët e shqiptarëve në shpinë!"