Publikohen emrat/ Ja kandidati kryesor për të marrë drejtimin e Arsenalit, pas largimit të Wenger

Thomas Tuchel dhe Patrick Vieira janë dy emrat favoritë për të zëvendësuar Arsen Wengerin i cili sot konfirmoi largimin nga Arsenali.

Është tabloidi britanik “The SUN” që ka zbuluar listën me emrat e kandidatëve të mundshëm për të marrë drejtimin e Arsenalit, shkruan SYRI.net.

Por në mesin e listës janë edhe trajnerët e njohur: Carlo Ancelotti, Massimiliano Allegri, Joachim Loë dhe Brendan Rodgers që po shqyrtohen si opsionet e mundshme.

Pas 22 vitesh, mëngjesin e sotëm Arsenali ka konfirmuar se Wengeri do të largohet në fund të sezonit.