Shteti evropian, njeh Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit
Liviu Dragna, një antar i një prej partive bashkëqeverisëse në Rumani ka konfirmuar se ata mund të transferojnë ambasadën e tyre në Jerusalem shumë shpejt.
Konfirmimi është bërë në televizionin ANTENA 3, ku ai është shprehur se vendimi është marrë mbrëmë.
Ministria e jashtme e izraelit Tzipi Hotovely, ishte me datë 10 prill në Rumani, në fushatën që ajo ka ndërmarrë për të njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit.
Hotovely u takua në Bukuresht me kryeministrin dhe ministrin e jashtëm të Rumanisë, si dhe me krerët e dy shtëpive të parlamentit.
Në dhjetor, Liviu Dragnea, presidenti i Dhomës së Deputetëve, tha se Rumania - e cila ka marrëdhënie të ngushta me Izraelin - duhet "të konsiderojë seriozisht" rivendosjen e ambasadës së saj në Jerusalem.
Në asamblenë e mbajtur nga OKB, Rumani kishte votuar kundër Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit.