Moti nesër, ja zonat ku do ketë shi

Sot pasdite (e enjte, dt.19) dhe nesër (e premte, dt.20) priten reshje vetëm në disa qarqe, por do të jenë lokale dhe të dobëta.

TEMPERATURAT

Nesër (e premte, dt.20) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit, sipas parashikimit të IGJEUM, pritet të arrijnë:

  • Në bregdet: 14/ 26 °C
  • Në vendet e ulëta: 13 / 27 °C
  • Në vendet malore: 7 / 21 °C

ERA

Sot pasdite (e enjte, dt.19) dhe nesër (e premte, dt.20) pritet të fryjë erë e lehtë.

ZJARRET NË PYJE

Sot pasdite (e enjte, dt.19) pritet nivel “I ULËT” për zjarre në pyje vetëm në qarkun Shkodër. Nesër (e premte, dt.20) pritet nivel “I ULËT” në pjesën më të madhe të qarqeve (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark), por në qarkun Korçë pritet të ketë rrezik vetëm në zona të lokalizuara në pjesën verilindore të tij.