Pas barazimit në La Liga, Zidane pyetet për Bajernin. Ja përgjigja që jep...

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane nuk është i kënaqur me rezultatin e skuadërs së tij në përballjen ndaj Ath Bilbaos e cila përfundoi 1-1.

"Nuk jam i kënaqur me rezultatin, por jam me performancën tonë”, tha fillimisht ai.

Ishin të lodhur ekipi?

“Unë nuk mendoj kështu, por na mungonte rrjedhshmëria në finalizim. Kishim përballë një skuadër që di mirë të mbrohet”

Por kur u pyet për Bajernin, Zidane u përgjigj:

"Ka kohë. Kemi edhe nj javë përgatitje. Ne do të fillojmë të mendojmë për Bajernin pas të shtunës. Por na pret një ndeshje e vështirë që duhet përqendrim maksimal”.