'Le të guxojë po t'ia mbajë by....!' Tek 'Perla' në ish-bllok, sherr mes Tahirit e Gaz Demit

Duket se ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ia ka lidhur këmbët fort, kryeministrit Edi Rama, aq sa ish-vartësi ia përcjell tani edhe më zë të lartë dhe me tërbim, kërcënimet shefit, nga lokalet më të njohura të Tiranës.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka përcjellë mesazhin e një qytetari, dëshmitar në vendngjarje, me këtë koment: "Saimir Tahiri i dërgon Ramës përsëri, Gaz Demin së bashku me Dash Pezën!". Ja ç'thuhet në mesazh: 

“Doktor ne keto momente qe po te shkruaj tek Perla ne Bllok po zhvillohet prej nje ore nje bisede midis Sajmir Trafikut dhe Gaz Demit e Dash Pezes.

Nga biseda e tensionuar ndigjohen here pas here shperthime te Tahirit si “le te guxoje po te doje”, “po ja mbajti b...” etj etj!”