Rekomandimi, Rama kërkon një ‘skuadër kombëtare integrimi’ bashkë me Bashën

Pas rekomandimit të djeshëm të dhënë nga KE-ja, Edi Rama sot ka dalë në një konferencë për media saë bashku me shefen e politikës së Jashtme, Frederica Mogherini.

‘Sot dua t’i lutem jo si kryeministër, shumë pak si kryetar i forcës qeverisëse të vendit, si qytetar, si shqiptar, përfaqësuesve të opozitës sonë që të mos bashkëpunojnë me asnjë faktor politik që për interesa të brendshme të pengojnë këtë.

Të mos ushqejnë zyra deputetësh andej këtej me gjysmë të vërteta dhe të mos eksportojë valën e luftës sonë të brendshme politike dhe ta lënë mënjanë mllefin kur flasin në gjuhë të huaj.

Unë e ftoj sot Lulzim Bashën të bëhemi bashkë në një skuadër me fanellën kuq e zi dhe të bëjmë që ata që na vizitojnë të kenë respekt për këtë vend.

Nuk kam fituar unë as qeveria as PS, por të gjithë shqiptarët pa dallim.

Shqipëria i ka boll nëpër Europë ata që duan t’i nxjerrin bishta çdo arritjeje dhe nuk e kanë problem t’i vënë shkopinj në rrota por fatmirësisht janë pakicë në Europë ku ne duhet të bëhemi pjesë me të drejta të plota.

Duke iu referuar edhe fjalës së deputetit Juncker dhe presidentit Macron, dua t’ia kaloj fjalën Federica Mogherinit me nënvizimin se ne sot kemi një detyrë shumë të rëndësishme kombëtare në funksion të atyre vlerave dhe parimeve që e bëjnë Europën kaq atraktive për shqiptarët dhe ne duam t’i mbrojmë’, tha Rama.