Nesër ndahen çmimet e konkursit 'Legjendat shqiptare në novelat grafike'

Ditën e premte, 25 nëntor, ora 10:30 në Ministrinë e Kulturës do të shpallen fituesit e edicionit të tretë të konkursit “ Legjendat shqiptare në novelat grafike”, me pjesëmarrjen e Zëv/Ministrit të Kulturës, z. Zef Çuni, jurisë, artdashësve të kësaj gjinie, pjesëmarësve të konkursit , etj.

Pas zhvillimit të seminareve përgatitore në muajt maj dhe qershor 2016, ku morën pjesë nxënës të Liceut Artistik dhe Universitetit të Arteve, do të shpallen fituesit e edicioni të tretë të konkursit “ Legjendat shqiptare në novelat grafike” . Në Edicionin e tretë morën  pjesë 27 aplikante nga të cilët Juria  përzgjodhi  25 punime per të marrë pjesë në konkurs. Kryesisht pjesëmarrësit  janë të rinj( nxenes, studentë). 

Mbas shpalljes në web-in e Ministrisë, të edicionit të tretë të konkursit të novelave grafike më 20 prill 2016, u zhvilluan dy seminaret përgatitore mbi legjendat shqiptare dhe novelat grafike simbas axhendës së realizimit të projektit të novelave grafike. Seminari përgatitor mbi legjendat shqiptare drejtuar nga  Armanda Hysa, në departamentin e etnologjisë, IAKSA u mbajt në muajin maj 2016. Në seminar u trajtua tema mbi legjendat shqiptare,origjina e tyre, krahasimi me perrallat, krahasimi me legjendat e popujve te Ballkanit me të përbashkëtat dhe veçantitë e tyre, kategoritë simbas tematikës së legjendave shqiptare dhe karakteristikat e tyre, ndërthurja e legjendave me jetën moderne, etj.

Seminari i dytë përgatitor mbi novelat grafike, drejtuar nga Artur Dauti dhe   Helidon Haliti u zhvillua mbi teknikat e punimit të novelave grafike, mënyrat e shprehjes së fabulës, përshkrimi i karaktereve, inkuadrimi i narracionit, përdorimi i elementëvë shprehës, etj.

Në të dy seminaret morën pjesë nxënës nga Tirana dhe nga qytete të tjera, studentë të Universitetit të Arteve, Tiranë, mësues dhe pjesëmarrës në edicionin e kaluar te novelave grafike.Materialet u trajtuan në në formën e bashkëbisedimit dhe në power point.

Dita e ceremonisë së dhënies së çmimeve, ndarjes së katalogëve dhe hapjes së ekspozitës së punimeve të paraqitura, është parashikuar më 25 nëntor 2016.

Fituesi i çmimit të  parë  do të mbështetet nga Ministria e Kulturës me botimin e plotë të novelës grafike.25  nëntor 2016, ora 10:30,  sallën Tefta Tashko Koço, MK