Hetim email-eve politike të kandidatit të ekstremit të djathtë, Norbert Hofer

Autoriteti i Telekomunikacionit Austriak (ATA) njoftoi sot nisjen e një procesi hetimor ndaj kandidatit të ekstremit të djathtë për zgjedhjet presidenciale, Norbert Hofer, pas dërgimit në masë të email-eve për zgjedhësit, në kuadër të fushatës së tij zgjedhore.

«Jemi në fazën e verifikimit të kësaj çështje », deklaroi një zyrtar i këtij institucioni, Nikolaus Koller për agjencinë zyrtare austriake të lajmeve, APA.

Ankesat kanë të bëjnë me email-e të dërguara masivisht nga Hofer drejtuar austriakëve që jetojnë jashtë vendit, në prag të raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale, parashikuar për datën 4 dhjetor.

”Ligji austriak ndalon dërgimin e email-eve apo sms-ve më shumë se 50 personave njëherësh, përveç rastit të një dakordësie paraprake me personat në fjalë”, u shpreh Koller.

”Ky rregull zbatohet kryesisht për mesazhet politike », theksoi ai.

Partia FPO e Hofer vlerësoi nga ana tjetër se kjo praktikë ishte sipas tij e ligjshme për qëllime informimi ndaj zgjedhësve/AFP/ATSH