Kundërpërgjigjet Turqia: Pezullimi i anëtarësimit në BE, i pavlefshëm

Ministri turk për Çështjet Evropiane, Omer Celik e cilësoi sot si pa forcë ligjore votimin e Parlamentit Evropian për një ngrirje të përkohshme të procesit të anëtarësimit të Turqisë në bllokun evropian.

”Ky vendim është i pavlefshëm dhe nuk duhet marrë seriozisht”, deklaroi Celik gjatë një konference shtypi e transmetuar ne televizion.

Parlamentit Evropian justifikoi vendimin e tij si shkak i një represioni joproporcional, i shënuar prej grushtit të dështuar të shtetit në muajin korrik.