Raportuesi për Kosovën: Dialogu me Serbinë dhe lufta ndaj korrupsionit, prioritare

Pas publikimit të Raportit të Progresit, ka reaguar raportuesi për Kosovën në PE, Igor Sholtes. Në disa postime në Tëitter, Sholtes ka kërkuar nga Kosova luftimin e korrupsionit dhe vazhdimin e dialogut me Serbinë.

“Pavarësisht përmbajtjes së raportit të progresit që u publikua sot, është e rëndësishme për Qeverinë e Kosovës të vazhdojë reforma që tashmë kanë filluar t’i zbatojë dhe të fokusojë energjinë e saj në implementimin e reformave dhe gjithashtu t’i praktikojnë ato”, ka deklaruar Sholtes.

Raportuesi për Kosovën gjithashtu ka bërë thirrje të vazhdohet në plotësimin e kushteve të vëna nga BE.

“Është e rëndësishme të vazhdohet lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, dhe po ashtu t’i rriten përpjekjet për të pasur një sistem ligjor të pavarur”.

“Për stabilitet në rajon është tejet e rëndësishme që të vazhdohet dialogu mes Beogradin dhe Prishtinën në mënyrë konsistente dhe të qetë”, thuhet në deklaratën e sllovenit.

Soltes ka folur për rëndësinë jetike të respektimit të ligjit, e sidomos nga aktorët politikë.

“Respektimi i ligjit duhet të jetë primare dhe po ashtu duhet të respektohet nga të gjithë politikanët e involvuar. Dhe po ashtu shpresoj që të bëhet së shpejti liberalizimi i vizave dhe të ketë sa më pak pengesa në këtë rrugë”.