17 prill 1941, Vasil Laçi qëlloi mbi Perandorin Viktor Emanuelin III

Vasil Laçi u  kthye në vitet e diktaturës në një nga simbolet e rezistencës antifashiste të popullit shqiptar me plumbat që derdhi mbi Perandorin italian Viktor Emanuelin III në rrugën e Durrësit më 17 prill 1941.

Ai doli dhe para gjyqit ushtarak fashist dhe u dënua me varje. Për Vasil Laçin, është shkruar shumë, është xhiruar dhe një film artistik gjatë diktaturës ndërsa ish-Kuvendi Popullor i ka dhënë titullin e lartë “Hero i Popullit”.