Mogherini sot 'Të hapen negociatat', por vendimin e merr Merkel në qershor…

Për shumë arsye, sot në Tiranë, Frederica Mogherini dhe Johannes Hahn do të tregojnë me fjalë të bukura se Komisioni Europian do të kërkojë që Këshilli Europian që mblidhet në qershor të “hapë negociatat me Shqipërinë”.

Arsyet e vërteta të këtij qëndrimi të Mogherinit lidhen më shumë me arsye gjeopolitike. Rreziku i faktorëve të tretë, i ka shtyrë burokratët e Komisionit Europian, të japin mendim pozitiv për hapjen e negociatave, duke lënë mënjanë të gjithë problemet e mëdha që kanë këto vende, me korrupsionin, krimin, trafiqet e drogës, mos ngritjen e shtetit ligjor, me administratën e paqëndrueshme publike, me të drejtat e njeriut, me marrëdhëniet me fqinjët, e tjerë e tjerë pafund.

Sepse Mogherini dhe të gjithë ata burokratët që punojnë në Bruksel, e dinë gjithçka:

  • Sa e korruptuar është qeveria Rama.
  • Çfarë lidhjesh ka kjo qeveri me krimin dhe kriminelët.
  • Dinë me saktësi, madje më mirë sesa ne në Shqipëri, se si ka qenë e angazhuar policia dhe Saimir Tahiri në kultivimin masiv të kanabisit.
  • Sesi Shqipëria është shndërruar në trampolinën kryesore të trafikut të drogave të forta në Europë.
  • Dinë se në ç’gjëndje të rrënuar është ekonomia.
  • E dinë vetë me saktësi, por edhe nga FMN, se PPP dhe koncensionet po e zhysin ekonominë në kolaps.
  • Se Shqipëria po grindet e s’po bën marrëveshje dot me Greqinë për shkak të njërit nga faktorët e tretë.
  • Dinë se sa të korruptuar janë Ahmetaj, Gjiknuri, Beqaj.
  • Dinë se kush është Xhafaj dhe çfarë bën vëllai i tij.
  • Dinë se Rama ka një pasuri 200 milion euro të fshehur në llogari off shore.
  • Dinë se sa i implikuar është vëllai i tij Olsi Rama….
  • Dinë gjithçka ndodh në Shqipëri dhe kanë informacion të plotë, me fakte, për situatën në Shqipëri.
  • Deri edhe që Rama e ka quajtur popullin e tij “organ seksual që nuk ngrihet dot…”.

Por pavarësisht gjithë këtyre, Mogherini dhe Hahn, do të thonë:

  • Se Shqipëria ka bërë progres.
  • Se kjo qeveri ka bërë reforma të guximshme.
  • Se ka pasur rezultate në luftën kundër kanabisit.
  • Se ekonomia po ecën në rrugën e duhur.

E tjerë e tjerë fjalë të bukura, më shumë që shqiptarët të jenë optimistë dhe të mos dëshpërohen, e pastaj të emigrojnë.

Kaq është detyra e Mogherinit. Ajo e ka të qartë se vendimi nuk është në dorën e saj, Madje ajo e ka shumë të qartë se vendimi i Merkel është ndryshe nga çfarë ajo mendon. Madje edhe në Italinë nga ajo ka ardhur, mendojnë ndryshe. Madje edhe ajo vetë mendon ndryshe por puna ja do të flasë sot ndryshe në Tiranë. Kjo është e vërteta. Dhe kaq.

  • Merkel është një politikane që zgjidhet me votat e qytetarëve gjermane, prandaj mendon dhe vendos ndryshe nga një burokrate siç është Mogherini.
  • Merkel është drejtuese e shtetit më të fuqishëm të Europës e cila ka mbi kurriz të gjithë shqetësimet që vijnë edhe nga shtetet e tjera, anëtare apo kandidate të BE.
  • Merkel mendon dhe vendos ndryshe edhe nga një drejtues tjetër i një vendi tjetër të BE, që nuk është po aq i madh dhe po aq i rëndësishëm në BE, sa Gjermania.
  • Merkel ka edhe një situatë të brendshme specifike, me koalicionin qeverisës, ku anëtarët e koalicionit kanë qëndrime të ndryshme për zgjerimin dhe emigrantët.

Prandaj Merkel para se të marrë vendimin për Shqipërinë, pavarësisht se e njeh situatën në BE, në Ballkan dhe Shqipëri shumë më mirë se burokratët e Brukselit, ndryshe nga burokratja Mogherini, i peshon të gjithë faktorët pozitivë dhe negativë në një peshore farmacie. Pastaj vendos. Dhe prandaj vendimi në këto raste i është lënë Kryeministrave të vendeve të BE të vendosin me konsensus nëse do të hapen apo jo negociatat, edhe me Shqipërinë.

Prandaj shqiptarët nuk duhet të mashtrohen sot nga fjalët e bukura të Ramës apo “lëvdatat” e Mogherinit. Ata bëjnë detyrën. E vërteta është ndryshe.

Vendimin e merr Merkel në qershor. Vendimi i saj ka peshë vendimtare, Dhe gjasat janë që Merkel të jetë realiste. Prandaj shqiptarët duhet të presin qershorin. Që të mos thonë se Mogherini ishte e mirë, por Merkel…

Shqiptarët duhet të kuptojnë se me qeverinë Rama rruga drejt Europës është jo vetëm e gjatë, jo vetëm e vështirë, por mundet edhe dera të mbetet mbyllur.. dhe nuk i ndihmojnë fjalët e ëmbla të Mogherinit, por vetëm realizmi i Merkelit.