A do largohesh nga Barcelona? Ja si përgjigjet Dembele

Ousmane Dembele ka folur për të ardhmen e tij.

Megjithëse gjatë verës së kaluar u transferua bujshëm drejt “Camp Nou”, talenti francez po përflitet në media se do të largohet nga Barcelona pasi nuk po përshtatet me filozofinë e lojës së katalanasve.

Por gjatë një interviste për “Telefoot” ai theksoi se ka një kontratë 5-vjeçare.

"E ardhmja ime? Unë kam nënshkruar një marrëveshje pesëvjeçare me Barcelonën dhe kam një plan që të qëndroj këtu për një kohë të gjatë”, u shpreh ai.