Paloka i jep 7 emra Xhafajt: E ke skeduar Agron Xhafajn? Arbër Çekajn? Olsi Ramën? Po...

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka, ia ka drejtuar disa pyetje sot ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, që deklaroi se do të luftonte krimin e organizuar dhe kokat e trafikut. Paloka duke i përrmendur emra konkretë, kërkoi përgjigje konkrete.

"Fatmir Xhafaj duhet të japë përgjigje: a e ka skeduar të vëllain, Agron Xhafaj, të dënuar në Itali per trafik ndërkombëtar kokaine dhe aktualisht është një nga kokat e trafikut të drogës në Vlorë? 

A e ka skeduar grupin e Arbër Çekaj, të drogës kolumbiane, ku bën pjesë edhe Olsi Rama, vëllai i kryeministrit? 

A e ka regjistruar grupin e Qazim Sejdinit dhe dhëndrit të tij në Elbasan, ku përfshihet edhe kompania e gruas së Sejdinit, që është nën hetim për trafik droge? 

A e ka regjistruar grupin e Lulzim Berishës dhe Emiljano Shullazit?

Nëse vërtet do që të luftojë krimin e organizuar dhe lidhjet me qeverinë e Ramës, përgjigjet për këto pyetje Fatmir Xhafaj duhet t’i bëjë publike dhe t’i kërkojë ndihmë çdo qytetari që ta ndihmojë."