Rama i hap 'dritaret', popullit: Flasim kur të doni...me video!

Kryeministri Edi Rama ka gjetur një mënyrë origjinale për t'iu shmangur përplasjeve me popullin kur duhet t'i japë llogari për premtimet e pambajtura këto 5 vjet qeverisje, pas 2 fushatash elektorale: Ai ka shpikur komunikimin me VIDEO me disa persona të përzgjedhur përballë.

Këtë gjetje e ka publikuar sot në FB dhe e ka emërtuar sipas ëndjes, "interpelancë". 

"Interpelancë e minatorëve me qeverinë", - kjo është e treta shfaqje që Rama po jep sot në ekranin e tij ERTV , këtë radhë me themeluesit e Sindikatës së Minatorëve "Janar 1991",  dalë në pension, që kanë kërkuar shpjegime për ecurinë e projektit të Statusit të Minatorit. 

Rama po ashtu ka hedhur ftesën në7 publik: "Bëhuni pjesë e bashkëqeverisjes duke u regjistruar në www.shqiperiaqeduam.al, ku çdo organizatë apo grupim individësh sipas rregullave të shpallura në platformë sipas procedurës parlamentare, mund të thërrasë në interpelancë kryeministrin dhe çdo ministër."