Remontet në Tiranë, ja zonat që nuk do të kenë drita

OSHEE njoftoi se do të kufizojë sot energjinë elektrike për disa lagje në Tiranë. Në kuadër të investimit për ndërtimin e rrjetit 20 kV, sot do të punohet në disa kabina të fiderave të nstacionit Rajonal.

Për këtë arsye gjatë intervalit kohor 09:00-13:00, do të stakohet energjia elektrike në fiderin 247 e nstacionit Dinamo. Pa energji do të jenë: Zona pranë shinave të Trenit, Zona te 2000 Apartamentet, Rr. “Vangjel Noti”, Zona pranë Ish-kombinatit “Josif Pashko”.

Ndërsa fideri 241 do të stakohet gjatë intervalit të kohës 12:00-15:00 duke lënë pa energji rrugën “Jordan Misja” pjesërisht dhe zonën e ish-Uzinës “Dinamo”