Merr karton të kuq, Keidi Bare shpërthen ndaj arbitrit: Shko q**, bir ku***

Keidi Bare u ndëshkua dy herë me karton të verdhë në sfidën që Atletico Madrid B luajti përballë Deportivo La Coruna B.

Arbitri e nxori me të kuq brenda 15 minutave lojë, por akoma më e rëndë është ajo që ka ndodhur pas përfundimit të pjesës së parë.

Mesfushori, që iu besua edhe një fanellë e Kombëtares A nga Panucci në sfidën miqësore ndaj Norvegjisë, ka reaguar shumë rëndë ndaj arbitrit të takimit.

Në relacionin e arbitrit pas ndeshjes, kryesori ka shënuar se shqiptari i është drejtuar me fjalët: “Shko q*u”, kur ka parë kartonin e kuq. Akoma më të rënda, kanë qenë fjalët drejt arbitrit kryesor, në dhomat e zhveshjeve, pas përfundimit të pjesës së parë. “Je budalla. Bir ku***. Shko q*u!”, shënohet t’i ketë arbitrit, Keidi Bare, në relacionin e ndeshjes.

Siç raportojnë nga Spanja, një sjellje e tij pritet t’i kushtojë shtrenjtë talentit shqiptar, që mund të marrë një pezullim deri në 12-javor.