Levante i jep shansin Sadikut, luan një pjesë loje në Madrid

Armando Sadiku zbriti si titullar në “Wanda Metropolitana”, në sfidën ndaj Atleticos së Madridit dhe luajti për 45 minuta, por nuk arriti të lërë asnjë gjurmë, ndërsa Levante e tij u mposht me rezultatin e thellë 3-0.

Correa zhbllokoi rezultatin në pjesën e parë për skuadrën e Simeones, ndërsa Griezmann dhe Torres vulosën shifrat 3-0.

Me këtë tripikësh, madrilenët ruajnë të qetë vendin e dytë të renditjes, ndërsa Levante vazhdon të luftojë për të siguruar matematikisht qëndrimin në La Liga.