Tifozët e Napolit krijojnë incidente në ‘San Siro’, arrestohen ultrasit

Nuk ka qenë një pasdite e lehtë në “San Siro”. Një barazim pa gola 0-0 nuk i bën punë askujt. Milan nuk ndjek dot Ligën e Kampionëve dhe Napoli largohet nga titulli.

Megjithatë incidentet nuk kanë munguar. Tre ultras të Napolit janë arrestuar para ndeshjes.

Ata janë arrestuar kur kanë tentuar të futen në stadium. Gjatë hyrjes në stadium napoletanët kanë tentuar të futen me sende të forta dhe janë konfrontuar me rojën.

Gjithashtu kjo ka ardhur sepse para ndeshjes ata kanë kryer një përleshje me tifozët kuqezi.

Për këtë reaguan dhe ultrasit kuqezi  gjatë ndeshjes, pasi gjatë gjithë kohës ata kënduan korre raciste. Për fat të mirë nuk ka pasur asnjë dëm serioz.