U përfshi në një aksident, Robert Berisha tregon makthin që kaloi dhe disa gjëra që nuk i dini

Këngëtari i njohur Robert Berisha, njëkohësisht bashkëshorti i  këngëtares Nora Istrefi, ditën e djeshme ka folur për ‘Prive” në rubrikën “10 gjëra që s’i dini për të”, lidhur me një aksident të ndodhur 10-te vite më parë. Ai tregoi se po kthehej me makinë pas një mbrëmje të gjatë dhe një burrë me motor i doli para duke i prerë rrugën.

“Kam bërë një aksident në vitin 2007 duke u kthyer prej Ohrit nga një mbrëmje. Jam nisur për në Kosovë në 5 të mëngjesit, pa gjumë, po ecja shpejt me makinë dhe në hyrje të Kërçovës përpara më ka dalë një motorrist. Motorri shkoi 50 metra andej, makina u rrotulluar 3, 4 herë. Motorristi menduan se vdiq, por për fat shpëtoi. E morën me helikopter, e çuan në Shkup. Sot ai është i palëvizshëm. Kam qenë në paraburgim derisa ata e konstatuan që ai po ecte në krahun e kundërt dhe unë nuk isha fajtor”, rrëfeu Roberti.