FOTO/ Thyhet rekord i ri në Superligën e Kosovës. Ja sa ndeshje pa humbje ka ky ekip

Me 23 ndeshje pa humbje, Drita e Gjilanit ka thyer rekord historik në Superligën e Kosovës në futboll.

Në ndeshjen e vlefshme për javën e 27-të, Drita mori pikët e plota në shtëpi përballë Vllaznisë së Pozheranit, duke triumfuar me rezultatin e pastër 2-0.

Kjo ishte ndeshja e 23-të në Superligë pa humbje për Dritën, duke thyer kështu rekordin e vendosur nga Besa në vitin 2003 (22 ndeshje pa humbje).