", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

VIDEO/ Napoli s’u beson syve, kjo pritje e Donnarummës në fund shpëton Milanin

Mbyllet në barazim pa gola sfida e “San Siro” mes Milanit dhe Napoli dhe logjikisht asnjë prej ekipeve nuk feston.

Milani mbetet shtatë pikë larg zonës Champions League, gjashtë javë para fundit, ndërsa Napoli mbetet tre pikë larg Juventus kryesues, që ka luajtur një ndeshje më pak, atë që do të zhvillojë kundër Sampdorias.

Pepe Reina, që në sezonin e ardhshëm do të jetë portieri i Milan, dhe Gigio Donnarumma, që u bë futbollisti më i ri në historinë e Serie A që arrin shifrën e 100 ndeshjeve, ishte lojtarët më të mirë në fushën e lojës, teksa shmangën golat në rastet e pakta që patën dy ekipet.

Në minutat shtesë Donnarumma bëri këtë pritje që mund ta shihni në videon e mëposhtme, duke shpëtuar Milanin.