VIDEO-FOTO/ Fugoni i policisë përplaset me BMW-në, dy të plagosur

Një fugon policie është përfshirë në një aksident rrugor në zonën pranë teatrit në Vlorë, ku janë regjistruar edhe dy të plagosur. Njëri prej të cilëve drejtuesi me uniformë i mjetit. Ndërsa tjetri është drejtuesi i makinës tip "BMW" që është përplasur me mjetin e forcave të rendit.

Dy të plagosurit janë transportuar nga autoambulanca në Spitalin e Vlorës dhe raportohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Një grup hetimor është ngritur dhe ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.