Shumë meshkuj i kanë vendosur kusht për t’u dobësuar, por Fifi ka gjetur përgjigjen e duhur për të gjithë

Filloreta Raci ose ashtu siç njihet nga të gjithë, Fifi, ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm në tregun muzikor në fare pak kohë. Qysh në fillimet e saj Fifi spikati me stilin e veçantë, shumë ndryshe nga këngëtaret që jemi mësuar të shohim.

Këngëtarja Fifi, ishte e ftuar në emisionin “Why Not” të Roza Latit. Ajo ka ndarë me publikun disa detaje nga jeta dhe karriera e saj. Fifi gjithashtu ka rrëfyer edhe një detaj të pakëndshëm në jetën e saj personale, ku është shprehur se shumë meshkuj i kanë kërkuar të dobësohet në më mënyrë që të vazhdonin komunikimin.

Lati: Po nëse të vendos ndonjë djalë kusht. Po nuk re 30 kg për një muaj, ne nuk merremi më bashkë?

Fifi: Më kanë thënë. Jo një por plot, pafund. Imagjino të dobësohet gjithë kjo femër. Po të dobësohem unë, nuk mundem të të çoj në krah. Nëse dobësohem, nuk bëj dot asnjë punë siç dua unë. Por kohët e fundit kam bërë një dietë sepse më ka dalë një problem në boshtin kurrizor, gjë që i kam humbur 7 kg. E dua veten siç jam, nuk e kam patur kompleks se jam e trashë.

Lati: Princin e kaltër si e do, mbipeshë apo nënpeshë?

Fifi: Rëndësi ka ti ketë trutë në kokë, – është shprehur Fifi.