Mbledhje urgjente te Partizani për humbjen 4-0 në Kukës. Presidenti Demi u flet lojtarëve

Humbja e thellë 4-0 ndaj Kukësit e ka zhgënjyer jashtë mase presidentin e Partizanit, Gazmend Demi.

Ditën e sotme ai ka zhvilluar një takim urgjent me ekipin, ku fillimisht ka takuar trajnerin Klevis Dalipi, më pas është takuar edhe me skuadrën.

Demi i ka dhënë besim të plotë teknikut elbasanlli dhe mësohet se mbledhja është zhvilluar e qetë dhe nuk ka pasur kritika të forta nga ana e numrit 1 të kryeqytetasve.

Presidenti Partizanit i ka tërhequr vëmendjen futbollistëve dhe kërkoi reflektim për sfidën e javës së ardhshme ndaj Skënderbeut.

“Ç’është kjo humbje, ç’është kjo lojë. Kishit kaq javë që po luanit mirë, kishit shanse të kapnit vendin e dytë, ndërsa u shpërfytyruat. Duhet të keni më shumë besim te vetja, por edhe te trajneri”, ishin fjalët e presidentit Demi, drejtuar lojtarëve.