Levante luan me Atletico Madrid, ja çka ndodhur me Armando Sadikun

Po luhet në këto momente ndeshja e kampionatit spanjoll mes Atleticos së Madridit dhe Levantes.

Sulmuesi shqiptar, Armando Sadiku, e ka nisur ndeshjen si titullar.

“Bomberi” kuqezi ka fituar balotazhin me italianin Pazzini për ta nisur lojën që nga minuta e parë në Madrid.

Armando Sadiku e ka nisur disa herë si titullar me Levanten, por ende nuk e ka gjetur rrugën e golit në Spanjë.