Sherr me thika, një i plagosur, dy në pranga. Emrat

Një person ka mbetur i plagosur me thikë, si pasojë e një sherri të ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së shtunës, në Berat.

Ornel Toska, 29 vjeç dhe Engjëll Lamaj, 20 vjeç, të dy banues në lagjen “Çlirim”, Berat, kanë plagosur një person tjetër.

Ata akuzohen se në lagjen “Dëshmorët e Kombit”, pas një sherri të momentit kanë goditur me thikë 39-vjeçarin M.M., banues në lagjen ‘Dëshmorët e Kombit’, Berat.

I plagosuri ndodhet në spitalin e Beratit, por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Sakaq, Toska dhe Lamaj u vunë në prangat e policisë nën akuzën e veprës penale “Plagosje e rëndë me dashje e kryer në bashkëpunim.