Bombardimet në Siri/ Vasili-Ramës: Turp, ke qepur gojën se SHBA-në e drejton Trump jo Soros…

Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, përmes një komenti në rrjetet sociale, akuzoi Kryeministrin Edi Rama se nuk ka reaguar lidhur me bombardimet e djeshme në Siri, sepse në SHBA drejton Trump dhe jo Sorros.

“Turp për Kryeministrin që I kundërvihet Amerikës dhe shqiptarëve duke heshtur”, shkruan Vasili.

Postimi i Petrit Vasilit

Kryeministri qep gojen per bombardimet ne Siri sepse ne Amerike drejton Trump dhe jo Sorrosi.

Kryeministri qe komenton cdo budallek te mundshem me te gjithe fuqine e mundshme dhe me te gjithe cektesine e mundshme,ka qepur gojen per bombardimet, qe SHBA udhehoqi ne Siri.

Sigurisht per kryeministrin,qe urren presidentin Trump fjalet nuk i dalin nga goja sepse Trump po udheheq nje aksion te nivelit boteror per goditjen e diktaturave gjakatare dhe vecanerisht ne Siri.

Turp per kryeministrin qe i kundervihet amerikes dhe shqiptareve duke heshtur. Fol kryeminister,boll u frike;per te miren e njerezimit Ameriken e drejton Trump jo Sorrosi.