FOTO+18/ Kompania e pazakontë, ofron pastruese që punojnë… nudo

“The Naturist Cleaner” ka rreth 300 punonjës profesionistë, të cilët janë të gatshëm të pastrojnë të zhveshur, pluhur dhe gjithçka në shtëpitë e anglezëve.

Këta pastrues përfitojnë rreth 30 ose 40 paund në orë.

Themeluesja e kompanisë Laura Smith thotë se kemi 300 pastrues që punojnë lakuriq.

“Llojet e njerëzve që kërkojnë shërbimin tonë ndryshojnë nga njëri-tjetri. Disa njerëz që na thërrasin mendojnë se ne ofrojmë “shërbime të fshehta”, por normat tona janë në nivelin e mesëm dhe pasqyrojnë tjetër gjë.”

Laura e nisi këtë biznes vitin e shkuar, pasi në kompaninë e mëparshme dikush e telefoni duke i kërkuar një pastruese lakuriq që ta pastronte shtëpinë e tij.

Pastruesja Silva, 43 vjeç, nga Londra, tha se ishte e lehtë të kalonte nga një agjenci standarde tek “Pastruese Nudo”, madje ua rekomandon të gjithëve, si një formë kjo për t’u ndier komod dhe aspak të turpëruar me trupin tuaj.