Investimet në rrjet, pas mesnatës ndërprerje të energjisë në plazh Durrës dhe Golem

Zona e Pazhit në Durrës dhe zona e Golemit do të kenë probleme me furnizimin me energji elektrike gjatë natës së sotme. Në njoftimin e OSHEE thuhet se stakimi do të zgjasë vetëm 30 minuta në një zonë dhe 3 orë në një zonë tjetër dhe menjëherë pas kësaj do të rikthehet energjia elektrike.

Ja njoftimi i plotë i OSHEE:

Njoftim për abonentet Plazh Durrës dhe Shkëmbi Kavajës Në kuader të rritjes së sigurisë se furnizimit me energji elektrike, Drejtoria e Tensionit te Larte ne OSHEE do te kryeje procesin e mirembajtjes ne disa pajisje te NST Shkozet, Durres. Punimet per zevendesimin e pajisjeve do te kryhen naten, gjate oreve te para te dates 15 prill, e Diele, dhe jane marre masat per te patur nje kufizim te energjise elektrike ne kohe sa me te shkurter. Gjate fazes se punimeve energjia do te stakohet ne oren ?00:00 deri ne oren ?00:30 te dates 15 prill, dhe zonat qe mbeten pa energji gjate ketyre 30 minutave jane:  Rruga Shëtitores Plazh, Shetitorja Plazh, Blloku Udheheqjes Plazh dhe Kavalishenca, Durrës. Punime do te kete edhe ne intervalin e kohes ?00:00 deri ne oren ?03:00, dhe zonat qe mbeten pa energji elektrike gjate kesaj kohe jane:  Blloku Udheheqjes plazh Durres, fshati Shkallnur dhe Shkembi i Kavajes. Duke shprehur ndjese per shqetesimin, OSHEE kerkon mirekuptimin e abonenteve te zonave me larte, pasi kjo nderhyrje ne N/Stacion eshte i nevojshem per garantimin normal te furnizimit me energji elektrike.