Pas vrasjes së 28 vjeçarit, flet avokati: Suedia nuk e besoi se në Shqipëri i rrezikohej jeta

Pas ngjarjes së rëndë në Tiranë ku humbi jeten një 28 vjeçar i egzekutuar në rrugicen afër shtëpisë, ka folur për mediat Maravgi Staifo, avokati i 28-vjeçarit Mario Majollari i cili u ekzekutua me tre plumba në zonën e Kinostudios 10 prill. Ai u shpreh se refuzuan azilin e Majollarit pasi në Suedi nuk besuan në dëshminë e tij.

Për Neës24, avokati u shpreh se as vetë 28-vjeçari nuk kishte bërë të gjitha përpjekjet për të marrë mbrojtje në vendin e tij, Shqipëri.

“Autoritetet nuk e besuan motivet për të cilat ai kërkonte mbrojtje, dhe i refuzuan azilin.

Nuk ka ndonjë dokument nga policia shqiptare që siguronte mbrojtjen e tij.

Morën vendimin që autoritetet në Shqipëri, nuk kishin probleme e mungesa, dhe se nuk kishte aplikuar për mbrojtje. Dhe se ai nuk kishte bërë çdo lloj përpjekje për të marrë mbrojtje në vendin e tij.

Autoritetet në Suedi nuk do të bëjnë gjë, por mediat këtu, kanë shkruar për këtë rast, por shpresoj që bordi i migrimit dhe gjykatat t’i shohin me sy tjetër këto çështje,” tha Staifo.