Naser Rugova mohon perçarjet në LDK

Lajmi që ka qarkulluar në mediet online duke thënë se Lidhja Demokratike është ndarë në katër grupe dhe ka probleme e mosmarrëveshje brenda partisë, po del të jetë i pa vërtetë.

Madje, këtë e ka konfirmuar edhe deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Naser Rugova.

Rugova ka thënë për gazetën ‘’Bota sot’’ se janë vetëm tendenca për të shpërqendruar vëmendjen nga problemet e krijuara nga koalicioni qeverisës PANA-Lista Serbe.

‘’Këto janë tendenca të disa qarqeve politike dhe mediale për të shpërqendruar vëmendjen e opinionit nga problemet e mëdha që i ka krijuar ky koalicion qeverisës. LDK është unike, të gjitha vendimet merren në harmoni dhe koncensus të plotë, ky unitet dhe fakti që jemi subjekti i parë po i frikon rivalët e LDK-së’’, përfundon Rugova.