Berisha shprehet për sulmin kundër Bashar al-Assad: I merituar! Rusia, në anën e ligë të historisë

Ish-Kryeministri i vendit, Sali Berisha, e ka përshëndetur sulmin ajror të SHBA, Britanisë dhe Francës në Siri. Në një shënim në Fb, ish-kryeministri shprehet:

"Një sulm i merituar dhe për t’u përshëndetur i aleatëve kryesorë perëndimorë, SHBA, Britanisë së Madhe dhe Francës kundër diktatorit Bashar al Assad, Sadamit të ri të Lindjes së Mesme, që gëzon popullin e tij. Rusia provon se është vendosur në anën e ligë të historisë," përfundon Berisha.