", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

VIDEO/ Protestat në Shkodër, Edi Rama anulon vizitën

Deputeti i Shkodrës Bardh Spahia me protestuesit konfirmon se Rama e ka anulluar vizitën e paralajmëruar për sot në Shkodër nga frika e përballjes me qytetarët.

Spahia thotë në video se këta janë të rinjtë dhe të rejat që e detyruan kryeministrin Rama të mos vijë në Shkodër. I bëjmë thirrje të vijë e të përballet me qytetarët e Shkodrës. Të mos trembet!" përfundon me ironi Spahia.

Ndërkohë sfond dëgjohen thirrjet e qytetarëve për Ramën, 'ftesa" e tyre: hajde, hajse në Shkodër, se ta tregojmë ne!"

Revolta e shkondranëve ndaj kryeministrit u nxit nga indiferenca me të cilën Rama e trajtoi situatën e rëndë të përmbytjeve në këtë qark muajin e kaluar, përmbytje e shkaktuar kryesisht nga shkarkimet e KESH-it. Rama dërgoi atje vetëm forcat e ushtrisë dhe thuajse asnjë zyrtar i lartë i qeverisë nuk e mbështeti pushtetin lokal dhe nuk shpalli gjendjen  e jashtëzakonshme për javë me radhë.