Sulmi ajror kundër Sirisë, reagon Meta: Jemi në krah të Presidentit Trump dhe aleatëve

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka reaguar pas sulmeve ajrore të SHBA, Francës dhe Britanisë kundër regjimit sirian, duke e mbështetur fuqimisht atë.

Meta deklaroi se "mbështesim ndërhyrjen ushtarake të SHBA, Francës e Britanisë ndaj arsenalit kimik të regjimit kriminal të Asadit.

Jemi në krah të aleatëve tanë dhe mbështesim vendosmërinë e Presidentit Trump në mbrojtje të jetëve të njerëzve, të të drejtave të njeriut dhe të çdo veprimi, i cili jo vetëm ndëshkon akte barbare, por krijon më shumë siguri dhe stabilitet në mbarë botën."