", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

Sulmi ajror nga SHBA, Britania dhe Franca, Siria publikon videon: Bashar al-Assad shkon në zyrë si çdo ditë

Gazetari i The Guardian në Lindjen e Mesme, Kareem Shaheen ka përcjellë një deklaratë të lëshuar nga komanda ushtarake e Sirisë, e cila u dha nga media shtetërore siriane. Në të thuhet se “agresioni tripalësh” filloi në orën 3:55 të mëngjesit me orën e Damaskut me 110 raketa të qëlluara në objektiva brenda Sirisë.

Në të thuhej se mbrojtja ajrore siriane u përgjigj dhe e rrëzoi pjesën më të madhe të raketave por disa prej tyre arritën të godisnin një qëndër kërkimore në Barzeh e cila përmbante laboratorë dhe një qëndër mësimi, por që SHBA pretendonte se ishte një objekt kërkimor për armët kimike.

Deklarata thoshte gjithashtu se raketa të tjera kishin vënë në shenjëstër një instalim ushtarak pranë Homsit  dhe shpërthyen duke plagosur tre civilë, njoftimi i parë për viktima civile nga sulmi.

Dekarata thoshte se ushtria siriane do të vazhdonte luftën kundër “terrorizmit”./SYRI.NET