VIDEO/ Doli: Kosova nuk ka mbetur e paprekur nga skandali i Facebook-ut me të dhënat personale

Eksperti më i mirë në Shqipëri e Kosovë në sigurinë kibernetike, Hekuran Doli ka theksuar se edhe Kosova nuk ka mbetur pa u prekur nga skandali i cenimit të privatësisë nga rrjetet sociale, me theks të veçantë Facebook.

Ai në emisionin “Përballje”, me gazetarin Muhamet Hajrullahu ka thënë se Facebook është platformë ndërkombëtarë, dhe përmes platformës Opengraf.

Ky rrjet social ka lejuar që secili individ që e njeh programimin, t’i qaset të dhënave individuale të përdoruesve të Facebook.

“Rasti në fjalë ka pasur të bëjë me se paku me incident kibernetikë, sepse këto të dhëna kanë rrjedhur në mënyrë legjitime. Sa janë legjitime duhet të vlerësuar nga njerëzit kompetent”, ka shtuar Doli.

Sipas tij, krahas Facebook-ut ka edhe plot kompani të tjera që merren me grumbullimin dhe procesimin e të dhënave, e të cilat janë të kontrolluara shumë me pak se Facebook.

“Që nga viti 2010 ky rrjet social ka lejuar qasjen e palëve të treta në informacione personale të shfrytëzuesve të kompanisë”, ka theksuar Doli.